Huliani, një 50 vjeçar që përdor një aplikacion për të ndarë makinën, përfundon me disa njerëz që i sjellin probleme dhe i prishin planet që t'i shpallë ndjenjat Lorenës, një vajzë me të cilën ka gjashtë muaj që njihet.
Në një fshat tropikal bregdetar, Marisol ndjek lirinë personale ndërsa ndodhet mes dy burrave në jetën e saj - mes të dashurit dhe kushëririt të saj të dhunshëm që po e mban rob.
Në malësitë e Bolivisë, një çift i moshuar jeton prej vitesh të njëjtën jetë të përditshme. Gjatë një thatësire jashtëzakonisht të gjatë, Virxhinio dhe gruaja e tij (Sisa) përballen me një dilemë: të rezistojnë ose të mposhten nga mjedisi dhe vetë koha.
Juan Olmedo dhe Sara Gómez janë dy të huaj që ikin nga e kaluara e tyre dhe vendosen në një urbanizim në bregdetin Cádiz. Atje, qindra kilometra larg Madridit, ata përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre, megjithëse kujtimet janë ende shumë të forta: Sara, e cila i kishte të gjitha, pastaj i humbi; dhe Juan, i cili po ikën nga një tragjedi familjare, janë protagonistët e një historie në të cilën perëndimi...
Një çift francez transferohet në një fshat spanjoll, për të qenë sa më pranë natyrës dhe për të jetuar me bujqësi, por prania e tyre është e mërzitshme për dy vëllezër vendas, të cilët arrijnë deri në kërcënime për t'i larguar nga fshati.
Karlinjos kap partneren e tij duke e tradhtuar, më pas takon Grasan plot gjallëri, e cila hiqet si e dashura e tij e re, në mënyrë që të mund të shmang poshtërimin për Krishtlindje, ndaj familjes së tij tradicionale.
Një film-dokumentar për jetën e Lionel Mesit, nga futbolli në rrugët e Rosarios derisa u bë kampion Europe me Barcelonën dhe fitoi 4 topa të artë. Në këtë film-dokumentar flasin shokë te Barcelona dhe Argjentina, Johan Krujf, Diego Maradona, familjarë dhe miq të tij.
Tre klasa shoqërore, tre botë të ndryshme, tre qenie njerëzore të lidhura pa u takuar ndonjëherë. Ata i bashkojnë betejat e tyre për të mbijetuar dhe ëndrrat për pushtet. Historia e tri historive të dashurisë gjatë fundjavës para zgjedhjeve presidenciale më të diskutueshme në Meksikë. Dashuria, seksi, droga dhe politika konvergojnë drejt një fundi dramatik dhe emocionues.
Një e re ambicioze hyn në një marrëveshje të pazakontë me shefen e saj karizmatike. Në kohën kur dyshimet shtohen, mund të jetë tepër vonë për t'u tërhequr.
Havi, një adoleshent krejtësisht i zakonshëm që nuk beson se dashuria e tij me Sarën mund të jetë reciproke. Përmes një vargu keqkuptimesh, Sara arrin të besojë se Havi zotëron fuqi të mbinatyrshme.