Pas goditjes së një operacioni droge, Sumeri, oficer policie e gjen veten në radarin e një tregtari të fuqishëm droge. Shumë shpejt, atij i duhet të nisë një rrugë të dëshpëruar për të shpëtuar djalin e tij të rrëmbyer...
Dy gra të vendosura luftojnë për t'i shpëtuar marrëdhënies së tyre abuzive me një detektiv të korruptuar, i vendosur për të lëvizur vajzat e trafikuara seksualisht përtej kufirit meksikan.
Në vitin 1963, tetëmbëdhjetë vjeçarja Patrisia Weiri
rrëmbehet dhe përdhunohet brutalisht. E përkushtuar
për të futur në burg abuzuesin e saj, Ernesto Mirandën, jeta e Trish-it
shkatërrohet nga sistemi ligjor i Amerikës ndërsa ajo
nxjerr një ligj që transformon shtetin.
Beni punon per një bos krimi të stilit të vjetër, Ejbin, i cili ka personalitete të shumëfishta dhe është në luftë bandash me Frenkin. Keini është personaliteti më vdekjeprurës i tij dhe 24 orët e fundit do të kthehet në vrasës. Sot është një ditë e mirë për të vdekur.
Kur zbulohet nafta në Oklahomen e viteve 1920, nën tokën e kombit Osage,
populli Osage vriten një nga një, derisa FBI-ja ndërhyn për të zbuluar misterin.
Kur një debat për biletën fituese të një lotarie shndërrohet në një situatë kritike, dëshmitarët duhet të vendosin se deri ku mund të shkojnë për të shpëtuar dhe për të pasur pjesën e tyre në milionat e fituara.
Në një fshat të largët irlandez, Finbar detyrohet të luftojë për të shlyer një jetë me mëkate. Por çfarë është i gatshëm të paguajë ai? Në vendin e shenjtorëve dhe mëkatarëve, disa mëkate nuk mund të varrosen.
Douglas 'Arm' Armstrong është bërë shpërndarës i frikshëm për shitjen e drogës për familjen Devers, ndërkohë që përpiqet të jetë një baba i mirë. I ndarë mes këtyre dy familjeve, besnikëria e Armit vihet në provë kur i kërkohet të vrasë për herë të parë.
Dy vjet para se të lindte Helena, Marsh King rrëmbeu nënën e saj dhe ajo e kaloi fëmijërinë e saj në robëri. Tani, e bindur se ai do të përpiqet të marrë vajzën e saj, Helena vendos të manovrojë burrin që i mësoi gjithçka që di, për të mbijetuar në një vend të shkretë.
Viktimë e një komploti që ka rezultuar në burgimin e tij në një burg të Afrikës Qendrore për dy vjet, një agjent sekret francez mbërrin në Paris për të larë hesapet.
Një detektiv në New Orleans, pas uraganit Katrina bën një sërë takimesh surreale me një trupë ushtarësh fantazmë të Konfederatës. Ndërkohë po heton serinë e vrasjeve të prostitutave lokale, një ekzekutim në vitin 1965, dhe biznesmenë të korruptuar vendas.
I detyruar të shoqërojë në timon një pasagjer misterioz nën kërcënimin e armës, një burrë e gjen veten në një lojë mes jetës dhe vdekjes, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Dy hajdute profesioniste, që ishin edhe shumë shoqe, vendosin të heqin dorë nga jeta që bënin, por, duhet të kryenin edhe një mision të fundit për të cilin rrezikonin shumë nëse nuk pranonin.
Detektivi i famshëm Hercule Poirot që jetonte i vetëm në Venecia, ftohet nga mikesha e tij për të marrë pjesë në një seancë spiritualizmi në një pallat të shtriguar dhe atje përfshihet në dy vrasje të mistershme të cilat padyshim që i ka kryer një nga të ftuarit, dhe që Poirot duhet ta gjejë me patjetër.
Një ish-luftëtar MMA-je dhe vëllezërit e tij duhet të shpëtojnë familjen e tyre të rrëmbyer nga një sindikatë e rrezikshme krimi pasi vidhet një sasi diamantesh.