Karakteri i kryesor shkon në burg në Francë, ku ai mëson bazat e boksit tajlandez nga një i burgosur tjetër. Ai më pas udhëton në Tajlandë për të studiuar më shumë, ku bëhet edhe kampion.
Dris dhe Manuel janë dy miq fëmijërie që përfundojnë duke ndjekur shtigje të kundërta: Manuel zgjodhi jetën e banditëve, ndërsa Dris bëhet polic. Kur marrëveshja më e madhe e Manuel shkon gabim, ata takohen përsëri dhe kuptojnë se të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin për të mbijetuar në botët e tyre.
Kur detektivi i ri Pol Nerto zbulon trupin e tretë të një gruaje të rrahur me kamxhik, emigrante turke, kërkon ndihmën e detektivit të dalë në pension Zhan-Luis Shifer për të ndjekur vrasësin serial.
Bashkë, ata ata infiltrohen në mafien turke në ndjekje të organizatës "Ujqërit"...
I gjendur mes policëve të korruptuar dhe bandave gangstere të Marsejës që përleshen midis tyre,
një polic besnik duhet të mbrojë skuadrën e tij duke e marrë kontrollin vetë në duar.
Graviti apo Policia, këta djem nuk besojnë te ligji. Pasi një djalë i vogël pëson një aksident duke imituar idhujt e tij, të cilët praktikojnë 'parkour', ata nëpërmjet aftësive të tyre duhet të gjejnë një zgjidhje për ta shpëtuar djalin.
Nga rreziku i humbjes së biznesit të tij, Anthoni Roca, një njeri i zakonshëm, zhvillon një mashtrim që do të bëhet grabitja e shekullit. Atij do i duhet të merret me tradhti, vrasje dhe shpagime.
Paris, qershor 1940. Çifti De Gol përballet me kolapsin ushtarak dhe politik të Francës. Sharl de Goli shkon në Londër, ndërsa Ivona, gruaja e tij, e gjen veten me tre fëmijët e saj në rrugën e eksodit. Historia e jetës dhe e kthesës historike që mban firmën e gjeneralit të madh francez.
Një këngëtar zemërthyer, Gaspari, ishte zotuar të mos dashurohej më kurrë, deri kur njihet me Lulën, një sirenë bukuroshe, që mbrohet nga burrat me armën e saj të vetme: zërin. Kur ujërat e Senës bien, Lula mbetet pranë varkës ku këndon Gaspari...
Pas ndarjes së grupit të tij, një kërcimtar hip-hopi i talentuar, por i pasigurt, nis të japë mësim në një shkollë të lartë baleti në Paris, ku bie në dashuri me një balerinë.
Një i burgosur i liruar së fundmi shkon në një fshat të vogël për t'u qetësuar për pak kohë. Ai duhet të takojë priftin e fshatit. Fatkeqësisht prifti vdes dhe të gjithë mendojn se e ka vrarë ai.
Filmi 'Forcat Speciale' është një histori guximi, nderi dhe sakrifice. Një skuadër e forcave speciale franceze dërgohet në Afganistan, për të shpëtuar një gazetare të rrëmbyer nga talebanët. Edhe pse arrijnë ta shpëtojnë, ata ndodhen në zemër të territorit armik dhe dalja gjallë prej aty do të jetë një mision pothuajse i pamundur.
Një kuzhinier përballet me drejtorin e ri të grupit të tij të restorantit, i cili dëshiron që restoranti të humbas një yll nga vlerësimi i tij në mënyrë që të sjell një kuzhinier të ri i cili është i specializuar në gastronominë molekulare.
Një bankier i ndrojtur duhet të vjedhë identitetin e vëllait të tij të humbur, një gangsteri në kërkim, dhe të mësojë se puna e tij nuk është edhe aq e lehtë sa duket.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një pneumonologe që punon në një spital të Francës, vëren një lidhje midis vdekjeve të dyshimta dhe një ilaçi të aprovuar nga shteti, i përdorur për trajtimin e diabetit. Duke luftuar vetë kundër sistemit, Frashoni arrin të bëjë të ditur skandalin dhe të zbulojë të vërtetën.
Lidhja mes Filipit dhe Rashelës, të cilët nuk qëndrojnë dot larg nga njëri-tjetri, por janë të ndarë nga klasa e tyre sociale. Pasi bëjnë një fëmijë, Rashela përballet me pasojat që do ta lëndojnë gjithë jetën.
Një film i vlerësuar dhe nominuar me shumë çmime ndërkombëtare Oficeri dhe Spiuni : Më 1894, Kapiteni Francez Alfred Dreyfus dënohet padrejtësisht për tradhti dhe dënohet me burg të përjetshëm në ishullin e Djallit.