Një polic në Chicago gjendet papritur në një luftë midis dy bandave rivale të drogës. Në të njëjtën kohë ai duhet të luftojë edhe korrupsionin brenda departamentit të tij.
Personazhe nga prejardhje të ndryshme lidhen së bashku kur avioni me të cilin po udhëtojnë rrëzohet në Oqeanin Paqësor. Pason një luftë makthi për mbijetesë me mbarimin e furnizimit me ajër dhe rreziqet që zvarriten nga të gjitha anët.
Gjatë Sundimit Britanik, fshatari indian i quajtur Eesa, vendos të futet në ushtrinë britanike. Por, kur tirania dhe dhuna bëhen të padurueshme, është ai i cili do të udhëheqë popullin e tij në luftën për liri.
Një agjente e një firme inteligjence private do ndryshojë prioritetet e saj pasi i jepet detyra që të infiltrohet në një grup anarkist i njohur për sulme ndaj korporatave të mëdha...
Pas një akti dhune të kryer nga i vëllai, Ema arratiset me nënën e saj dhe gjen strehim në një vend të izoluar pranë një centrali bërthamor. E frikësuar se vëllai do të kthehet për të vazhduar aktin e tij të dhunës, Ema duhet të përballet me traumën e saj në mënyrë që të çlirohet nga familja e saj problematike.
Kur një hetues i njohur privat vritet, e mbrojtura e tij merr përsipër çështjen. Ndërsa hetimi i saj shpaloset, ajo detyrohet të bëjë një aleancë të rrezikshme me vrasësin e tij për të zbuluar sekretet e frikshme të qytetit dhe për të sjellë drejtësi për viktimat e tij.
Flet për një burrë në burg, i cili i rrëfen shokut të tij dinak të qelisë historinë shumëngjyrëshe të një vjedhjeje bankare
romantike për t'u arratisur dhe për t'u ribashkuar me dashurinë e jetës së tij.
Bazuar në përvojat e jetës së vërtetë të Dejv Fishuikut; "Banka e Dejvit" tregon historinë se si një burrë i klasës punëtore të Bërnlit dhe një milioner i bërë vetë luftuan për të krijuar një bankë komunitare.
Banda e Archerit është kthyer me një plan të guximshëm për një vjedhje në Londër. Por, si fillim duhet të lirojnë shokun e tyre të vjetër Briggs, i cili është në paraburgim.
Duke luftuar për të gjetur një jetë më të mirë, Clarence mahnitet nga fuqia e Mesisë në rritje dhe ai rrezikon gjithçka për të gdhendur një rrugë drejt një ekzistence hyjnore.
Bazuar në jetën reale të regjizorit/skenaristit, "Farming" tregon historinë e një djali nigerian të dhënë për birësim nga prindërit e tij tek një familje e bardhë britanike, me shpresën për një të ardhme më të mirë. Fatkeqësisht, shpresat e tyre do të shuhen sepse djali i tyre vendos të bashkohet me një grup supremacistësh të bardhë.
Boksierja Ran Tachibana mëson se motra e saj e dashur është zhdukur. Policia thotë se motra e saj ka vdekur, por ajo nuk mund ta besojë, prandaj nis një hetim dhe futet në botën e krimit.
Kur kalon në klasin e parë gjatë një udhëtimi pune, Ana takon Uillin simpatik, i cili e ngatërron dhe mendon se ajo është shefja e saj, Kleri. Kjo gënjeshtër e bardhë do të nisë një zinxhir magjepsës ngjarjesh, romance dhe mundësish, derisa gënjeshtra kërcënon të dalë në sipërfaqe...
Pasi Wild Bill vritet në një lojë pokeri, Calamity Jane duhet të dalë nga burgu dhe të kërkojë hakmarrje. Kërkimi i saj pengohet nga sherifi Mason i Deadwood, i cili është në terren për ta ndaluar dhe arrestuar atë.
Bazuar në historinë e Kuenti 'Bosko' Adams, i dënuar me 35 vjet për tentativë posedimi të marijuanës. Me ndihmën e një gruaje nga një reklamë e zemrave të vetmuara, ai arratiset për të parë vajzën e tij, por detyrohet të marrë përgjegjësinë për të kaluarën e tij.
Një tërmet i fuqishëm shkatërron gjithë Seulin, përveç një ndërtese. Por, kur të gjithë njerëzit e shohin këtë ndërtesë si shpëtimin e tyre, atëherë fillon lufta për mbijetesë.