Një vazhdimësi e luftës ndërmjet Regjimentit Zbulues dhe Titanëve. Gjatë betejës, Eren Jaeger, një ushtar që lufton Titanët për hakmarrje, po zbulon një sekret të pabesueshëm që do e bëjë konfuz Regjimentin Zbulues. A do e kuptojë Regjimenti se kush është ai ne të vërtetë dhe a do jene në gjendje të ndalojnë Titanët?
Ndërkohë që Korea është e pushtuar nga Japonia në 1933-shin, luftëtarët e pavarësisë planifikojnë vrasjen e tradhtarëve që ia dorëzuan vendin armiqve. Por mes tyre, ndodhet edhe një spiun që vazhdon t'i kallëzojë te forcat armike.
Trafikantët e armëve Hjuk dhe Joung-çun janë si vëllezër dhe asgjë s'mund t'i përçajë. Kur ata arritën të largoheshin nga Korea e Veriut lanë pas vëllanë më të vogël të Hjukut, Çulin dhe nënën e cila vdiq në burg. Tre vjet më vonë Çul arrin të shkojë në Korenë e Jugut dhe futet në forcat e policisë. Hjuk do të vihet përballë Çulit kur Joung-çun i kërkon që të bëjnë edhe një punë të fundit...
Një bandë e dhunshme rrëmben dhe vret femra të ndryshme përreth Tajlandës. Sanimi dhe shokët e tij, pasi u rrëmbehen njerëzit e dashur, bashkojnë forcat duke stërvitur një vajzë e cila do rrëmbehej nga banda për t’i dhënë fund vuajtjeve të tjera…
Përbindëshi i vogël dhe i lezetshëm Huba është fëmija e një burri dhe një mbretëreshe përbindësh, i kërcënuar nga njerëzit që urrejnë përbindëshat dhe përbindëshat që duan ta kapin atë, në një botë parahistorike në Kinë.
Në botën e pamëshirshme të jakuzës, Kamiura është bosi legjendar. I përfolur si i pamposhtur, ai në të vërtetë është vampir. Në bandën e Kamiurës është edhe Kagejama, më besniku ndaj tij. Por anëtarët e tjerë të bandës e shikojnë atë me nënqeshje pasi ka lëkurë të ndjeshme dhe s'bën dot tatuazh.....
Një ish-polic i cili zotëron një lokal krijon miqësi me një femër në orët e mbylljes dhe e gjen veten të ndjekur nga ish i dashuri i saj dhe kriminelët që ai paguan. Ndjekja kthehet në vdekjeprurëse kur vëllai i ish-policit rrihet për vdekje dhe kur në këtë histori përfshihet një valixhe me para.
Një komedi rreth një detektivi privat që futet në një anije udhëtimesh plot me padronë, femra të mrekullueshme, terroristë, vrasës, dhe ushqim të pamjaftueshëm.
Kur polici Kit (Wu Jing) nga Hong Kongu zbulohet se ishte në një operacion të fshehtë, gangsteri që ai kërkonte të kapte e rrëmben dhe në shenjë hakmarrjeje e fut në një burg të Tajlandës me një identitet të rremë penal. Gardiani i burgut Çai (Tony Jaa) me aftësi të jashtëzakonshme luftarake e ndalon largimin e tij nga burgu. ...
Një bandë misterioze rrëmben një motrën e një vajze të vogël. Disa vjet më vonë, pasi ajo bandë rishfaqet, vajza është e vendosur për të shpëtuar motrën e saj...
Insanity është një film i cili tregon për një mjek ambicioz dhe një vrasës me te meta mendore. Ndërmjet mjekut dhe pacientit fillon një lidhje mendore e cila...
Kur familja e vajzës së një kuzhinieri francez pëson pas një sulm të dhunshëm në Hong Kong ku mbeten të vdekur bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, ai betohet për hakmarrje.
Në ndihmë të tij bashkohen tre gjuajtës të cilët punojnë për mafian...
Raizo është një nga vrasësit më të mëdhenj në botë. Banda Ozunu, një shoqëri sekrete e cila është e panjohur nga të gjithë, megjithëse që nja e saj quhet legjendë, e kishte marrë nga rrugët që kur ishte fëmijë dhe e kishte stërvitur që të bëhej një vrasës i pamëshirshëm. Por vrasjet e pamëshirshme që bëheshin dhe pikërisht vrasja e Kirioks e bëjnë atë edhe më të rrezikshëm.
Një polic i shpallur hero në qytetin e tij e drejton skuadrën drejt një kurthi vdekjeprurës nga i cili ai është i vetmi që arrin të shpëtojë. I zhytur në dëshpërim dhe duke hequr fajin me anë të pijes, atij eventualisht i caktojnë një partner tjetër më të ri. Partneri i tij i ri me sa duket fsheh edhe ai sekretet e tij personale.
Një grua e vetmuar japoneze pasi zbulon një kopje të fshehur të filmit Fargo (1996) në kasetë VHS, vihet në kërkim duke besuar se thesari që përshkruhej në të është i vërtetë.
Tai, një i ri arrestuar, lirohet në sajë të ndihmës së vëllait të tij binjak Tan. Pasi u lirua, ai e gjen Tan në komë me dëmtime të rënda. E dashura e Tan, Pang, i tregon Tait se vëllai i tij u përfshi në disa punë të rrezikshme për të mbledhur para që ta lirojë atë. Tai ndjehet fajtor për problemet dhe telashet që i solli vëllait të tij. Ai pastaj zbulon se çfarë i ka ndodhur Tanit, dhe për tu hakmarrë detyrohet të luajë basketboll të paligjshëm dhe bashkohet me ekipin “Fireball” që e ka Hia Den. Me qëllim që të zbulojë të vërtetën, Tai rrezikon edhe jetën e tij.
Kapiteni me pseudonimin 203 është dërguar me mision special në Verilindje. Në ndihmën e tij vjen Jang i cili infiltrohet në bandën e Lordit Hauk dhe ndihmon kapitenin që ta mposhtë atë.
Filmi është i bazuar në videolojën me njëjtin emër.
Një ish-anëtar i Jakuzave del nga burgu dhe përpiqet që të distancohet nga e kaluara e tij me Jakuzat. Gjatë rrugës ai takon një vajzë të vogël e cila kërkon mamanë e saj, kështu që ai vendos ta ndihmojë vajzën për të gjetur të ëmën e saj, por situata do të përkeqësohet, sepse mamaja e saj gjendet në rezidencën e një bosi famëkeq.