Kur zbulimi i një objekti të lashtë lëshon një forcë të keqe, Ghostbusters të rinj dhe të vjetër duhet të bashkojnë forcat për të mbrojtur shtëpinë e tyre dhe për të shpëtuar botën nga një epokë e dytë akullnajash.
Një medium spiritualist mban një seance për një shkrimtar që vuan nga bllokimi, por aksidentalisht thërret shpirtin e gruas së tij të parë të ndjerë e cila çon në një trekëndësh dashurie gjithnjë e më kompleks me gruan e tij aktuale prej pesë vjetësh.
Ndonjëherë, frika jonë më e madhe është të pranojmë, se dikush mund të na dojë sinqerisht për ata që jemi. Nica dhe Rigeli janë gati ta zbulojnë së bashku.
Një epikë madhështore e fantazisë së lartë lindore që rikrijon luftërat mitike të tej zgjatura midis njerëzve,
të pavdekshmëve dhe përbindëshave, të cilat ndodhën më shumë se tre mijë vjet më parë.
Një një qytet të shkretë një gomë makine që ka fuqinë shkatërruese është bërë vrasëse e shum njerzeve , ndërsa një grua misterioze bëhet obsesion i tij.
Diktatori kilian Augusto Pinoshet është një vampir dyqind e pesëdhjetë vjeçar. Tani i lodhur nga jeta e tij, ai dëshiron të vdesë, pas turpërimit dhe krizave familjare që ka shkaktuar.
E thirrur nga një telefonatë e papritur, një grua e moshuar, viziton shtëpinë e fshatit ku kishte jetuar në fëmijëri. Kujtimet për një djalë jetim, që kishte njohur 47 vite më parë, vërshuan në mendjen e saj.
Një vajzë e re pranon të martohet me një princ për të shpëtuar popullin e saj nga mjerimi, por shpejt zbulon se gjithçka ishte një kurth. Ajo hidhet në një shpellë, si ushqim për një dragua dhe për të mbijetuar, duhet të mbështetet vetëm në zgjuarsinë dhe ne vullnetin e vet.
Pasi nuk arriti ta mposhtte Aquamanin herën e parë, Manta përdor fuqinë e Tridentit mitik të zi për të çliruar një forcë të lashtë dhe keqdashëse. Duke shpresuar t'i japë fund mbretërimit të tij, Aquaman krijon një aleancë të pamundur me vëllanë e tij, Orm, ish-mbretin e Atlantidës...
Në një fshat idilik italian, një vajzë e re amerikane në prag të adoleshencës përfshihet në një aventurë magjike që do të shënojë edhe rritjen e saj...
Kur Liv zhvendoset në Londër, ajo takon një grup misterioz djemsh që e tërheqin atë në botën e udhëtimeve të ëndrrave. Ajo dhe grupi i saj i endacakëve të ëndrrave kryejnë një ritual për të realizuar ëndrrën e tyre më të madhe, por kjo kërkon sakrificën më të madhe.
Një orë rëre magjike e dërgon skenaristen moderne Lusi Hardgrov në xhirimet e filmit klasik të festave të vitit 1947. Megjithatë, para se të kthehet në të tashmen, Lusi duhet t'i rregullojë gjërat ose të kërcënojë të ardhmen përgjithmonë.
Një vajzë-ujk që do të mbajë fshehurazi gjendjen e saj, kërkon një ilaç të humbur që ta kthejë në përbindësh të plotë dhe ndërkohë përpiqet të shpëtojë shkollën e re.
Ndërsa hyjnë në vitin e dytë në shkollën e përbindëshave, Klodin Uolf, Drakulaura dhe Frenki Stein përballen me studentë të rinj, fuqi të reja dhe një kërcënim edhe më të madh që jo vetëm që mund të copëtojë miqësinë e tyre, por mund të ndryshojë botën përgjithmonë.
Kapitenia Marvel është arratisur prej vitesh nga tirania e perandorisë Kri, por kur universi është në rrezik, kthehet dhe i bashkon forcat e saja me dy luftëtare të tjera për të shpëtuar botën.
Në prag të Krishtlindjes, një pilot luftarak gjatë rrugës për në shtëpi humbet duke fluturuar mbi ujë dhe ka nevojë për një mrekulli për t'u ulur i sigurt.
Dorëzimi i dhuratave kthehet në një fatkeqësi dhe Santa Klaus është në telashe. A do të arrijnë nipërit e tij, Jules dhe Noor, të bashkohen për të shpëtuar festën e Krishtlindjeve?
Harlan Draka është një Dampyr, gjysmë njeri dhe gjysmë vampir, por ai nuk e di këtë. Së shpejti ai do të duhet të përballet me fuqitë e tij për të shkatërruar një Mjeshtër të tmerrshëm të Natës.
Eric Cartman ka frikë se drejtuesit e kompanisë Disney fshihen në dhomën e tij për ta zëvendësuar me gra zezake nga një univers tjetër dhe kjo bëhet reale kur zbulohet se dikush ka hapur një portal magjik drejt universeve të tjerë në gjithësi dhe ka vënë në rrezik universin tonë.
Kur një forcë keqdashëse pushton mbretëritë e Agonos, një kalorës i vetëm duhet të nisë një kërkim të rrezikshëm për të gjetur dragoin e fundit dhe për të shpëtuar botën.